Prof. asoc. dr. Mimoza Ibrani

Prof. asoc. dr. Mimoza Ibrani

Prorektore për mësimdhënie dhe çështje për studentë

Nr.kontaktues:

+383 38 244 183

Studimet  themelore  i  ka  përfunduar  me  notë  mesatare  9.45  në  Universitetin  e  Prishtinës, Fakultetin e Elektroteknikës, drejtimi Kompjuterikë me Telekomunikacion. Gjatë studimeve është nderuar me çmimin Student i dalluar. Studimet e magjistraturës shkencore i ka përfunduar në vitin  2007, ndërsa punimin e doktoraturës e ka mbrojtur në  vitin 2011,  para Komisionit vlerësues të përbërë  nga  profesorë  të  UP‐së  dhe  Universitetit  Concordia, Montreal,  Kanadë.  Ka  përvojë  16 vjeçare  në  mësimdhënie  universitare.  Është  autore  kryesore  e  shumë  punimeve  shkencore  të publikuara në revista shkencore ndërkombëtare të indeksuara nga  ISI dhe Scopus dhe punimeve  të prezantuara në konferenca shkencore ndërkombëtare. Ka mentoruar punime të masterit dhe doktoraturës.  Shërben  në  kontinuitet  si  recenzente  e  revistave shkencore  ndërkombëtare  me impakt faktor. Ka udhëhequr me sukses dhe ka marr pjesë në implementimin e disa projekteve shkencore.  Ka  përvojë  të  dëshmuar  në  përgatitjen  e  projekt  propozimeve  dhe  koordinimin  e projekteve ndërkombëtare  për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, si dhe sjelljen e fondeve në Universitetin e Prishtinës.  Ka shërbyer në pozita të ndryshme menaxheriale në Universitetin e Prishtinës.  Për  5  vite  ka  ushtruar  detyrën  e  Drejtores  së  Zyrës  për  Zhvillim  Akademik  në  Universitetin e Prishtinës ndërsa  2 mandate  ka qenë Prodekane për çështje akademike në FIEK. Në periudha të ndryshme ka shërbyer si anëtare e: Komisionit të studimeve, Komisionit Qendror  për  Sigurimin  e  cilësisë,  Këshillit  Qendror  për  Studime  të  Doktoratës,  Komisionit  drejtues  të  Universitetit  Veror  Ndërkombëtar  të  Prishtinës,  Komisionit  Këshillëdhënës  të  Rektorit  etj. Nga 1 tetor 2020 është zgjedhur Prorektore për mësimdhënie dhe çështje për studentë.

  • Shkarko CV-në
  • Shkarko Listën e Publikimeve