Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin veror të vitit akademik 2022/2023, për mobilitete në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelor dhe Master
Fushat e mobilitetit: Të gjitha që ofrohen në Universitetin e Marburgut, me përjashtim të mjekësisë.
https://www.uni-marburg.de/en/university/institutions/departments
https://marvin.uni-marburg.de/qisserver/pages/cm/exa/coursecatalog/showCourseCatalog.xhtml?_flowId=showCourseCatalog-flow&_flowExecutionKey=e1s1
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët,të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).
Master - (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Philipps-Universität Marburg).
Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
• Certifikata e notave/transkripta;
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin estudimit gjatë këtij viti akademik);
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
• CV (në gjuhën angleze);
• Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);
• Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.
Për programet e studimit të ofruara në “Philipps-UniversitätMarburg” ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare:
https://www.uni-marburg.de/en/studying/degree-programs/sciences
Afati për aplikim është deri më: 17 nëntor 2022.
Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara te: Znj. Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike: [email protected]. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument, në pdf.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Për më shumë informata rreth mundësive qëofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu