Erasmus+ në Hungarian University of Agriculture and Life Sciences, Hungari

14 Tetor 2022
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Hungarian University of Agriculture and Life Sciences, Hungari

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët dhe stafin për semestrin pranveror 2023 për mobilitete në Hungarian University of Agriculture and Life Sciences, Hungari, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve të nivelit BA, MA.
- Shkëmbimin e stafit akademik.

Fushat e mobilitetit:
-    Teknologji ushqimore me bioteknologji

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- BA (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Baçelor në Universitetin e Prishtinës në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë). Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta (jo më të vjetër se 30 ditë)
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik, jo më të vjetër se 30 ditë)
- Certifikata e gjuhës angleze niveli i gjuhës minimumi B2).
- Pasaporta e skanuar

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Kontrata e punës

Afati për aplikim: 21 tetor 2021, ora 16:00

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “Hungarian University of Agriculture and Life Sciences” në emailin:[email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.