Erasmus+ në "Savonia University of Applied Sciences”, Finlandë

06 Tetor 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Savonia University of Applied Sciences”, Finlandë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në "Savonia University of Applied Sciences", Finlandë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror 2023.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA, PhD;


•    Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në "Savonia University of Applied Sciences", Finlandë, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:  https://opinto-opas.peppi.savonia.fi/offering/27/60067
Fushat e mobilitetit janë:
•    Bujqësi;
•    Punë sociale.
Universiteti pritës përparësi në këtë thirrje i jep studenteve nga fusha e bujqësisë.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë:
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
•    Certifikata e notave/Transkripta;
•    Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
•    CV (në gjuhën angleze);
•    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
•    Kopje e pasaportës.

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 20 tetor 2022.
Dokumentet me titull "Savonia University "duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.