Erasmus+ në "University of Camerino”, Itali

05 Korrik 2022
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në "University of Camerino”, Itali

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për në "University of Camerino”, Itali në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve të Departamentit të Biologjisë për studime Ma si dhe PhD (një semestër);


Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.
Fushat e mobilitetit janë: Biological Sciences (Biodiversity and Ecostystems, Molecular Diagnostics and Biotechnology) 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus +janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master & PhD:
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•    Certifikata e notave/Transkripta
•    Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze  B2)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
•    Kopje e Pasaportës 
Afati për aplikim është deri më:  15 Korrik 2022
Dokumentet me titull "University of Camerino”, duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.