Erasmus+ në "Université de Caen Normandie”, Francë

28 Qershor 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Université de Caen Normandie”, Francë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2022-2023 në "Université de Caen Normandie”, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për studime baçelor dhe master (një semestër);

·         Baçelor: studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës ’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

·         Master: studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fusha e mobilitetit është:
•    Gjuhë dhe Letërsi Frënge;
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master:

·         Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

·         Certifikata e notave/transkripti;

·         Certifikata e njohjes së gjuhës frënge (niveli minimal i gjuhës B2);

·         CV (në gjuhën frënge);

·         Një letër motivimi (në gjuhën frënge);

·         Kopje e pasaportës.

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 01 korrik 2022

Dokumentet me titull " Université de Caen Normandie” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] dhe [email protected]. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.