Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

20 Maj 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin dimëror  2022/2023 për mobilitete në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)

Fushat e mobilitetit:

- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi baçelor në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi master në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, semestrin e parë në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)

Informacione për programet e ofruara:  https://www.plus.ac.at/politikwissenschaft-und-soziologie/abteilung-politikwissenschaft/studium/erasmus/erasmus-incoming/ 

Bursat përfshijnë:

  • 850 EUR në muaj;
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:

  • CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);
  • Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
  • Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2, njohja edhe e gjuhës gjermane është një përparësi).

Afati për aplikim: 27 maj  2022

Dokumentet me titull “University of Salzburg” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF.
Për më shumë informacione rreth mundësive që ofron UP vizitoni uebfaqen:

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,66