Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

09 Maj 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së (semestri dimëror 2022/2023) në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.

Fushat e mobilitetit janë:

- Agrokulturë,
- Mjekësi Veterinare,
- Biologji,
- Kimi.

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime baçelor, master dhe PhD.

Nivelet e mobilitetit për studentët:
BA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve themelore në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8.00).

MA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8.00)

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë një kontakt me ndonjë profesor në Universitetin e Giesenit, i cili do t’i mentorojë gjatë kohës së hulumtimit atje).

Kohëzgjatja e bursave:
1 semestër, rreth 5 - 6 muaj për studentë.

Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (850) euro,
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• Certifikata e notave/transkripta,

• CV (në gjuhën angleze),

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze),

• Vërtetim për statusin e studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj,që konfirmon semestrin/vitin e studimit, jo më të vjetër se 30 ditë nga data e lëshimit),

• Certifikata e gjuhës angleze (për nivelet MA dhe PhD) minimumi niveli B2,

• Certifikata e gjuhës gjermane (për nivelin BA) minimumi niveli B2,

• Studentët e PhD-së duhet ta kenë një letër konfirmimi nga një profesor në universitetin pritës, i cili do t’i mbikëqyrte gjatë hulumtimit.

Për më shumë informacione rreth mundësive që ofron UP vizitoni uebfaqen: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,138

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqenzyrtare: http://www.uni-giessen.de/international-pages/language-courses/in.

Ndërkaq, për modulet në gjuhën gjermane, vizitoni uebfaqen:
https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/mv
 

Afati për aplikim deri më 12 maj 2022

Dokumentet me titull "Justus-Liebig-Universität Giessen" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si PDF.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.