ERASMUS+ NË TURQI, NË CANKIRI KARATEKIN UNIVERSITY

03 Dhjetor 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin veror 2021/2022 për mobilitete në Universitetin e Cankiri Karatekin University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus +.

Fushat e mobilitetit janë:

  • Chemistry MSc Programme;
  • Biology MSc Programme;
  • Mathemathics MSc Programme;
  • Art and Design MA Programme;
  • Political Science and International Relations MA Programme;
  • Business MA Programme.

Bursat për studentë përfshijnë vlerën:

  • 800€  në muaj;
  • Shpenzimet e udhëtimit deri në 275€.

 Aplikimi për semestrin veror 2022 bëhet online në linkun: http://onkayit.karatekin.edu.tr/erasmus_student

  • Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00. 
  • Kërkohet certifikata e njohjes së gjuhës angleze, minimumi niveli B1.
  • Dokumentacioni përcjellës si: Certifikata e notave për studentë, vërtetimi që jeni student i UP-së, CV-ja, një letër motivuese, kopja e pasaportës etj.

 Për më shumë informacione për universitetin Cankiri vizitoni ueb faqen e universitetit në fjalë: https://international.karatekin.edu.tr/en  

Për kurset, të cilat ofrohen në Cankiri Karatekin University shihni në: https://bbs.karatekin.edu.tr/AkademikBirimler.aspx?birim=15

Afati për aplikim është 20 dhjetor 2021.

Nëse keni ndonjë pyetje luteni të kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].