Erasmus+ në Universitetin e Freiburg-ut në Freiburg të Gjermanisë

18 Nëntor 2021
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Freiburg-ut në Freiburg të Gjermanisë për semestrin veror 2021/2022

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin veror 2021/2022 në Universitetin e Freiburgut, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master (5 bursa 4 mujore) për semestrin veror.

Nivelet e mobilitetit për studentë:

Bachelor dhe Master

Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e Gjuhës dhe Letersisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë, të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA ose që tashmë kanë dhënë provime në studimet MA.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë në shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën gjermane)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën gjermane)
- Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti i Filologjisë që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Nota mesatare mbi 8
- Certifikata e gjuhës gjermane  

Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B2 i gjuhës gjermane.

Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 30 nëntor 2021, ora 16.00.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Freiburgut:

https://campus.uni-freiburg.de/qisserver/pages/cm/exa/coursecatalog/showCourseCatalog.xhtml?_flowId=showCourseCatalog-flow&_flowExecutionKey=e1s1

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën gjermane. Dokumentet me titull "University of Freiburg Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected]  .

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Fakultetin e Filologjisë dhe në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.