ERASMUS+ NË EUROPIAN UNIVERSITY VIADRINA, FRANKFURT - GJERMANI

15 Nëntor 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për studentë dhe staf, për semestrin veror 2021/2022 në “Europian University Viadrina Frankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Filozofik, të nivelit Baçelor, Master dhe PhD;
  • Shkëmbim të Stafi akademik dhe të stafit nga administrata. 

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA), studentët që kanë të përfunduar të paktën semestrin e parë (MA) si dhe studentët e doktoratës (për studentët e doktoratës kërkohet një letër mentorimi nga një profesor i fushës në universitetin pritës).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

 

-       Certifikata e notave/transkripti (në gjuhën angleze);

-       CV (në gjuhën angleze);

-       Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

-       Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-       Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

-       Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2);

-       Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf:

  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës
  • Certifikata e gjuhës angleze ( niveli B2)

 

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales.

 

Thirrja është e hapur deri më 22 nëntor 2021. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara dhe bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF te znj. Afërdita Rexhepi, në email adresën: [email protected].