Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës, gjatë implementimit të projektit: Enhancing teaching and learning through collaboration and dialogue - A pilot project with the University of Prishtina, të financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes Programit University Support Grants, e shpalli ftesën për stafin e UP-së për dërgimin e video incizimeve të aktiviteteve të tyre mësimore me studentë.
Në kuadër të projektit ishin paraparë çmimet për video incizimet më të suksesshme. Në vigjilie të përmbylljes së projektit, komisioni i përzgjodhi tre video incizime më të mira. Andaj, kemi ekipi implementues i projektit ka kënaqësinë t’i shpallë fituesit:
- Çmimin e parë në vlerë $ 500 e mori Prof. Dr. Ismet Sijarina nga Fakulteti i Arteve
- Çmimin e dytë në vlerë $ 300 e fitoi Prof. Ass. Dr. Dafina Zeqiri Nushi nga Fakulteti i Arteve
- Çmimi i tretë në vlerë $ 100 iu nda Prof. Ass. Dr. Xhavit Ramadani nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
Ekipi implementues i projektit i përgëzon fituesit e çmimeve dhe u uron suksese të mëtejme në punën e tyre me studentë, dhe në përpjekjet e tyre në transformimin e mësimdhënies dhe të nxënit në UP përmes bashkëpunimit dhe dialogut.