Hapet afati për aplikim në programet Fulbright për vitin akademik 2022- 2023

09 Korrik 2021
SHARE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë njofton që aplikimet për programet Fulbright për vitin akademik 2022-23 tashmë janë të hapura.

Programi Fulbright Faculty Development është i dizajnuar për stafin e ri akademik që për momentin është i angazhuar në mësimdhënie në Kosovë. Pas përfundimit të programit, aplikantët duhet të synojnë që të kthehen në pozitat e tyre në institucionet vendase dhe të vazhdojnë me përgjegjësitë e tyre si mësimdhënës, si dhe të aplikojnë njohuritë dhe përvojën e fituar. Programi Fulbright Faculty Development është i strukturuar si grant 5-mujor, duke filluar në mes të muajit gusht, për të përfunduar në mes të muajit janar.

Konkursi për programin Fulbright Faculty Development për vitin 2022-2023 do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 18 tetor 2021.

Programi Fulbright Visiting Scholar është program jo i gradës, post doktoratës, për hulumtuesit e rinj dhe të avancuar, ligjëruesit universitarë dhe ekspertët nga institucionet akademike dhe hulumtuese në Kosovë. Ky program sjell studiuesit në Shtetet e Bashkuara për hulumtim të avancuar për një periudhë prej tre deri në gjashtë muaj.

Konkursi për programin Fulbright Visiting Scholar për vitin 2022-2023 do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 1 nëntor 2021.

The Fulbright-National Archives Heritage Science Fellowship, komponentë e Fulbright Visiting Scholar Program, ofron një mundësi për studiuesit që të lidhen me shkencëtarët dhe ekspertët e arkivave kombëtare gjatë kryerjes së hulumtimit në laboratorin më të ri për hulumtim dhe testim shkencor të trashëgimisë pranë Arkivave Kombëtare në College Park, Maryland. Kjo bursë mundësohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Administratës së Arkivave Kombëtare dhe të Dhënave.

Konkursi për bursën Fulbright-National Archives Heritage Science për vitin akademik 2022- 2023 do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 15 tetor 2021.

Për aplikimin online dhe udhëzimet tjera, ju lutemi të klikoni në dokumentet në vijim:
SHQIP
ANGLISHT

Për pyetje rreth programeve, ju mund të kontaktoni znj. Nora Nimani-Musa në email adresën: [email protected]