Mbahet konferenca e VII-të studentore e Departamentit te Gjuhës dhe letërsisë angleze

18 Qershor 2021
SHARE

Më 10 dhe 11 qershor u mbajtë Konferenca e 7-të e studentëve të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit të Filologjisë. Të mentoruar nga Dr Blerta Mustafa,  studentët prezentuan punën e tyre semestrale të historisë gojore para 86 pjesëmarrësve, ndër të cilët studentë të viteve të ndryshme të Departamentit, stafi i Departamentit, si dhe mysafirë të ftuar, profesionistë nga lëmenj të ndryshëm.

Konferencë u shpalosën shumë histori të viteve të 70-ta, 80-ta, dhe të 90-ta si mbyllja e gazetës ditore “Rilindja”, zgjedhjet e vitit 1992, sistemi paralel i arsimit, mjekësia gjatë luftës, si dhe shumë histori të tjera nga tradita dhe kultura në Kosovë.

Këto dy ditë qenë tejet emocionuese, me lot gëzimi e pikëllimi, por mbi të gjitha me një ndjenjë afërsie me gjeneratat para nesh, si dhe me përvojat e tregimet e tyre të vlefshme.

“U ndjeva si udhëtarë në kohë. U informova dhe u kënaqa shumë në këtë konferencë. Një kujtim që nuk do t’a harroj kurrë.” -studente e vitit te dytë.