Delegacioni i UP-së, pjesë e punëtorisë së organizuar në kuadër të projektit STAND

11 Maj 2021
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, i shoqëruar nga prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. asoc. dr. Albulena Blakaj, dhe prof. dr. Avdulla Alija, ka qëndruar në Universitetin Polis të Tiranës, në vijimësi të angazhimeve në kuadër të projektit STAND.

Delegacioni i UP-së, për dy ditë, ka marrë pjesë në trajnimet që janë mbajtur në kuadër të projektit STAND, projekt ky i orientuar drejt avancimit të autonomisë në universitete,  aspektit financiar, aspektit akademik, si dhe fusha të tjera të rëndësishme brenda institucioneve të arsimit të lartë.

Punëtoria e mbajtur në Tiranë ka synuar identifikimin e kërkesave për arritjen e autonomisë së institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe hapat që duhet të ndërmerren nga partnerët e projektit me qellim përmirësimin e strukturave organizative, udhëheqësve të institucionit dhe avancimit në aspekte të tjera që i parasheh projekti.

STAND është projekt në kuadër të ERASMUS+, i cili koordinohet nga Kolegji IBCM.