Në përvjetorin e UP-së, rektori Sahiti iu ndan mirënjohje studentëve të dalluar

15 Shkurt 2022
SHARE

Në përvjetorin e 52-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, studentët e dalluar të njësive akademike të Universitetit të Prishtinës u shpërblyen me mirënjohje për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve. Mirënjohjet u shpërndanë gjatë një ceremonie simbolike organizuar për studentët në rektoratin e UP-së.

Për suksesin e treguar, studentët u përgëzuan nga rektori, prof. dr. Naser Sahiti. Ai theksoi që përvjetori i UP-së është ditë shumë e rëndësishme dhe pranimi i mirënjohjeve për sukses të dalluar për studentët në këtë ditë, sigurisht është një moment shumë i veçantë. “Veçantinë e këtij momenti e shton edhe fakti që ceremonia po shënohet në rrethana jo të zakonshme, andaj jam i bindur që pranimin e titullit të studentit të dalluar do ta keni gjatë në kujtesën tuaj,” tha rektori.


Studentët e dalluar janë:

Jonë Maliqi - Fakulteti Filozofik   

Duart Nishefci - Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore          

Latra Gashi - Fakulteti i Filologjisë            

Elsa Osmanaj - Fakulteti Juridik  

Ujesa Ilir Zogaj - Fakulteti Ekonomik

Valmir Lokaj - Fakulteti i Ndërtimtarisë        

Erlis Kushtaku - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Rinor Lubovci - Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Erion Bytyqi - Fakulteti i Mjekësisë  

Anila Aliu- Fakulteti i Arteve           

Flaka Ilazi - Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë      

Diellza Rushiti - Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit      

Elona Zeqiri - Fakulteti i Edukimit             

Taulant Haxhiu - Fakulteti i Arkitekturës