Njoftim për studentët e rinj, rreth qasjes në SEMS dhe në e-mail studentor

Të dashur studentë,

Universitetit i i Prishtinës ka përpiluar disa hapa udhëzuese së si të qaseni në SEMS dhe në e-mailin studentor.

Për të i kryer këto procedura, ju lusim që të ndiqni hapat në vijim

1. Për të parë se cili është e-maili juaj, ju duhet të kyçeni në SEMS përmes linkut: https://notimi.uni-pr.edu duke përdorur kredencialet si në foto:

Pastaj klikoni në logon e Profilit të Shfrytëzuesit (👤) -> Profili i Përdoruesit, dhe do t’ju shfaqen të dhënat e profilit, ku ndër të tjera është edhe e-maili juaj zyrtar i universitetit.

2. E-mailin duhet ta hapni në linkun: https://mail.uni-pr.edu dhe të qaseni duke përdorur emailin studentor tuajin, të cilin e keni marrë nga SEMS-i. Ndërsa si fjalëkalim (password) duhet të përdorni numrin tuaj personal.  

Numrin e ID-së mund ta gjeni në listat e ndara sipas fakulteteve duke klikuar këtu.

Në raste kur ndonjëra nga këto qasje nuk ju funksionon, ju mund të na kontaktoni duke na shkruar në e-mail adresën [email protected]