Thirrje për hulumtime për studentët e nivelit themelor dhe master

05 Dhjetor 2022
SHARE

Organizatat joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, “HEKS/EPER” dhe ''Terre des hommes'', kanë hapur thirrjen për hulumtime analitike position paper për studentët e nivelit baçelor dhe master.

Kjo thirrje ka për qëllim draftimin e pesë hulumtimeve, të cilat synojnë analizën dhe vlerësimin e situatës aktuale, e cila lidhet ngushtë me çështjet e komuniteteve të margjinalizuara dhe të cilat ndikojnë negativisht në përfshirjen e tyre në shoqërinë kosovare.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në bazë të udhëzimeve të prezantuara në thirrjen e plotë, të cilën e gjeni duke klikuar KETU.

Afati i fundit për dorëzim të shkrimeve është më 9 dhjetor 2022.