Njoftim: Young Cell Scheme së shpejti hap thirrjen për bursa për studime master

11 Nëntor 2022
SHARE

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, paralajmërojnë hapjen e radhës të konkursit për Raundin e 13-të, të aplikimit për Young Cell Scheme, programi i BE-së për bursa pasuniversitare për qytetarët e Kosovës.

Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze.

Për të kuptuar më shumë rreth kësaj mundësie, klikoni KËTU për thirrjen e plotë.