Jeni student dhe jeni i interesuar për një shkëmbim jashtë vendit? Panairi i Universiteteve Franceze do të vijë në Kosovë për ju!
Ejani dhe zbuloni programet mësimore, shkëmbimet dhe mundësitë për të studiuar në Francë me përfaqësues të shumtë të universiteteve franceze, më 31 tetor, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Edicioni i 5-të i Panairit të Universiteteve Franceze në Kosovë organizohet nga Ambasada e Francës në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit të Prishtinës.
Programi:
10:00 – Hapja e Panairit të Universiteteve Franceze
11:00 – Bashkëpunimet ndërkombëtare për të studiuar në Francë (Campus France)
11:30 – Shkëmbime të eksperiencave Alumni
12:00 – Prezantim Erasmus+
15:00 – Mbyllja e panairit
Përgjatë ditës, panairi do të jetë i hapur për gjithë publikun.
Studentët do të kenë mundësi të takohen me përfaqësues të shumtë të universiteteve franceze, të cilët do të jenë prezentë.
Pjesëmarrës:
Le Mans https://www.univ-lemans.fr
Avignon
https://univ-avignon.fr
Caen - Normandie
http://welcome.unicaen.fr
Lyon 1
https://www.univ-lyon1.fr
CESI
https://www.cesi.fr