Erasmus+ në "University of Liège”, Belgjikë

06 Tetor 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "University of Liège”, Belgjikë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2023 në "University of Liège”, Belgjikë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e stafit për mësimëdhënie.


Fushat e mobilitetit janë:
•    Political Sciences and Civics

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
•    CV (në gjuhën angleze);
•    Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
•    Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze C1).

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më:  15 tetor 2022.
Dokumentet me titull "University of Liège” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.