Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin veror të vitit akademik 2022/2023, në “University of Applied Science" në Van Hall Larenstain, Holandë, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim të studentëve të Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore, nga Departamenti i Kimisë (Sustainable Water Technology, Dairy Technology).
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Departamentit të Kimisë, të interesuar për programet e lartpërmendura , dhe të cilët janë studentë të vitit të tretë (BA) si dhe studentët Master të cilët kanë të përfunduar semestrin e parë
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.
Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen: https://www.vhluas.com/
Thirrja është e hapur deri me datë 09 tetor 2022. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara dhe bashkëlidhura në një dokument të vetëm PDF në emaili adresën: [email protected].