Erasmus+ në UNIVERSITA’ DEL SALENTO në Itali

08 Korrik 2022
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në UNIVERSITA’ DEL SALENTO në Itali

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për vitin akademik 2022/2023 në UNIVERSITA’ DEL SALENTO në Itali në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit

Fusha e mobilitetit është:

  • Fakultetit i Filologjisë: Instituti i gjuhës dhe i kulturës italiane, Departamenti i Gjuhës Shqipe, Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Angleze.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që e përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze/gjermane (niveli minimal i gjuhës C1).

Afati për aplikim është deri më 18 korrik 2022.

Dokumentet me titull " UNIVERSITA’ DEL SALENTO " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected] .

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.