Erasmus+ në " Atatürk University”, Turqi

16 Qershor 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në " Atatürk University”,  Turqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "ATATURK UNIVERSITY - ERZURUM”, Turqi në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e stafit për trajnim. 
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
•    CV (në gjuhën angleze);
•    Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
•    Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës gjermane C1).

Afati për aplikim është deri më: 18 qershor 2022
Dokumentet me titull " Atatürk University” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] .

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë