Thirrje për aplikim në Punëtorinë mbi Zhvillimin e Karrierës me Organizatat Ndërkombëtare

13 Qershor 2022
SHARE

Më 12, 13 dhe 14 korrik 2022, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe në partneritet me Ambasadën e SHBA-së në Kosovë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, si Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, do të organizojnë një Punëtori për Zhvillimin e Karrierës.

Punëtoria për Zhvillimin e Karrierës është e hapur për studentët e regjistruar aktualisht në Universitetin e Prishtinës dhe/ose të sapodiplomuar në Universitetin e Prishtinës (nga viti 2018 e në vazhdim), dhe do t'u sigurojë pjesëmarrësve aftësitë dhe njohuritë përkatëse të nevojshme për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe për të planifikuar karrierën e tyre me organizatat ndërkombëtare.

Zotërimi i gjuhës angleze është një kërkesë thelbësore për të aplikuar, pasi punëtoria do të mbahet në anglisht.

Vendet e disponueshme janë të kufizuara, ndaj gjatë procesit të përzgjedhjes prioritet do të kenë studentët e Shkencave Shoqërore, Juridike, Humane apo Politike.

 Aplikimi është i hapur deri më 24 qershor 2022 në: https://www.surveymonkey.com/r/N6SH8GN