UP-ja shpall konkurs për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime

01 Qershor 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall të hapur konkursin për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë te nevojave të Universitetit të Prishtinës, për vitin akademik 2022/23.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë te nevojave të Universitetit të Prishtinës për vitin akademik 2022/23, janë të përcaktuara në dispozitat e Statutit të UP-së dhe në rregulloret përkatëse.

Aplikuesit duhet t’i dorëzojnë dokumentet në formë të shtypur dhe elektronike, gjatë ditëve të konkursit, në periudhën 1 – 15 qershor 2022.

Klikoni KËTU për konkursin e plotë.