Apliko për vullnetar në Kupën Botërore Universitare në Hendboll 2022

27 Maj 2022
SHARE

Bëhu vullnetar në ngjarjen më të madhe sportive ndërkombëtare që do të ndodhë në vendin tonë – Kupën Botërore Universitare në Hendboll 2022.

Është mundësia jote që të fitosh përvojë ndërkombëtare, shoqëri të re, certifikim, dhe mbi të gjitha – të jesh pjesë e një ngjarjeje të paharrueshme që pritet të ndodhë në Prishtinë.

Aftësitë e tua në shkrim, komunikim, menaxhim, e shumë tjera që mund të i kesh, eja dhe praktikoj së bashku me ekipin e të rinjve që do t’i bashkohen kësaj ngjarjeje.

Apliko për vullnetarë duke ndjekur hapat e paraqitur në vegzën në vijim: https://wuchandball2022.com/page.aspx?id=1,40