Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Radboud Summer School” në Holandë.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Radboud University” në Holandë për shkollë verore në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e stafit dhe studentëve në studimet edoktoratës;
Për më shumë informata lidhur me kurset që mund të ndjekni në Radboud, i gjeni në linkun si më poshtë: here.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për studentët e doktoratës:
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
• Certifikata e notave/Transkripta;
• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
• CV (në gjuhën angleze);
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin janë:
• CV (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
• Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze C1).
Afati për aplikim është deri më: 11 prill 2022.
Dokumentet me titull "Radboud Summer School”, Holandëduhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.