Thirrje e hapur për aplikime nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

30 Mars 2022
SHARE

Njoftoheni se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për aplikime për:

  • Projekte të vogla shkencore (5000 deri 10.000 euro për projekt, me kohëzgjatje prej 6 deri në 12 muaj). Realizimi i projektit mund të shtyhet edhe pas kësaj periudhe, në qoftë se nuk mund të realizohet për shkaqe kohore p.sh. kushteve atmosferike. Në këto raste, projekti vazhdon edhe në vitin tjetër. Afati për aplikim për kategorinë “Projekte të vogla shkencore” do të jetë nga data 28.03.2022 deri më datën 15.04.2022.
  • Për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore në revista me faktor ndikimi për vitin 2022 - MASHTI/DALSh mbulon shpenzimet e publikimeve për revista shkencore të indeksuara në Web of Science dhe Scoopus me faktorë ndikimi pozitiv të autorëve, të cilët punën e tyre kërkimore e realizojnë në institucionet kërkimore-shkencore të Kosovës. Afati për aplikim mbetet i hapur nga: 28.03.2022-25.10.2022.

 

  • Për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore për vitin 2022 - Financohen botime ose përkthime nga fushat prioritare shkencore, të parapara në Programin Kombëtar të Shkencës. Afati për aplikim mbetet i hapur nga 28.03.2022-15.04.2022.

 

  • Për ndarjen e granteve të mobiliteteve afatshkurtra të shkencëtarëve për vitin 2022 - Mobilitetet janë grante që i ndan MASHTI për shkencëtarët kosovarë, të cilët kanë ftesa që në konferenca të rëndësishme shkencore të paraqiten me kumtesa apo prezantime dhe nuk marrin ndihmë tjetër financiare për pjesëmarrje në konferencë. Afati për aplikime mbetet i hapur nga dita e shpalljes: 28 mars 2022 deri më 30 shtator 2022.

Konkurset e plota i gjeni duke klikuar në vegzat më poshtë:

Konkursi për projekte të vogla shkencore.

Konkursi për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore në revista me faktor ndikimi për vitin 2022.

Konkursi për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore për vitin 2022.

Konkursi për ndarjen e granteve të mobiliteteve afatshkurtra të shkencëtarëve për vitin 2022.