Erasmus + në Sapienza University of Rome

25 Mars 2022
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Sapienza University of Rome
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2022/2023 në Universitetin e Sapienzes në Itali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-          Shkëmbimin e studentëve për studime master 
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit master të UP-së, me përjashtim të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Studentët e nivelit MA duhet ta kenë të përfunduar të paktën një semestër me notë mesatare jo më pak se 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
-    Certifikata e notave/transkripta; 
-    CV (në gjuhën angleze);
-    Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
-    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
-    Certifikata e gjuhës së huaj (Për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2.)
-    Learning Agreement. 
Dokumenti Learning Agreemet - është një kontratë në mes universitetit të origjinës dhe studentit. Shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë “Mobility Plan”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe ECTS-të që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të tabelës A do të njihen në Universitetin e Prishtinës, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. Dokumentin dhe instruksionet mund t’i gjeni këtu:  Learning Agreement | Erasmus+ (europa.eu)

Luteni që dokumentacionin e kompletuar ta dërgoni në një dokument të vetëm në PDF, në adresën elektronike: [email protected] me titull “University of  Sapienza”. 

Data e fundit për aplikim është 2 prill 2022.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të shqyrtohen. 
Për më shumë informata ju lutem vizitoni: https://www.uniroma1.it/en/pagina-strutturale/home
Catalogo dei Corsi di studio | Università degli Studi La Sapienza (uniroma1.it)