Erasmus+ në “Szent Istvan University”, Hungari

02 Mars 2022
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në “Szent Istvan University”, Hungari

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapë thirrjen për aplikim për bursa në Szent Istvan University”, Hungari në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për nivelit master.
    Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Fushat e mobilitetit janë:

  • Studentët Master të MSc Shkenca e Ushqimit, Fakultetit i Bujqësisë dhe Veterinarisë
    Departamenti Teknologji Ushqimore me Bioteknologji.


Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin mujor;
  • Kostot e udhëtimit;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e notave/Transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës.

 

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 8 mars 2022

Dokumentet me titull Szent Istvan University”, Hungari duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]   

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dosje ne formatin PDF ne një e-mail.