Erasmus+ në Middle East Technical University (METU), Ankara, Turqi

26 Janar 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Middle East Technical University (METU), Ankara, Turqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin veror 2022 për mobilitete në Middle East Technical University në Turqi, në kuadër të programit Erasmus +.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Master nga të gjitha fushat.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët, të paktën, kanë të përfunduar semestrin e parë të studimeve përkatëse dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

- Transkripta e notave;
- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së;
- Nota mesatare mbi 8.00;
- Letër motivimi;
- Kopja e pasaportës;
- Certifikata e gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze B2).
- Learning Agreement

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Middle East Technical University, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare si më poshtë:

https://oibs2.metu.edu.tr/View_Program_Course_Details_64/

Ju duhet të aplikoni në Middle East Technical University për programe dhe lëndë të njëjta me ato të cilat i keni në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe ECTS të ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Afati për aplikim për semestrin pranveror është : 2 shkurt 2022

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “METU” në emalin: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.