Erasmus+ në "Staffordshire University”, Britani e Madhe

24 Janar 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Staffordshire University”, Britani e Madhe

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për në "Staffordshire University”, Britani e Madhe në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e stafit për mësimëdhënie dhe trajnim.

 

Fusha e mobilitetit është:

Fakulteti Ekonomik.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2).

 

Afati për aplikim është deri më: 5 shkurt 2022

Dokumentet me titull "Staffordshire University” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.