UP-ja, fitues i projektit në kuadër të thirrjes së BE-së për ngritje të kapaciteteve shkencore në Kosovë – EuropeAid

08 Nëntor 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është përfitues i projektit shkencor me titull: "Strengthening Kosovo’s Research In Environmental And Medical Research" (“Fuqizimi i kërkimit shkencor të Kosovës në kërkim mjedisor dhe mjekësor”), në kuadër të thirrjes nga Bashkimi Evropian “Ngritja e Kapaciteteve Shkencore në Kosovë” – Europe Aid.

Ky projekt, koordinator nga ana e UP-së i të cilit është prof. asoc. Armond Daci, nga Fakulteti i Mjekësisë, ka partnerë universitete prestigjioze ndërkombëtare, siç janë:

1. Universiteti King’s College London, Londër (lider i projektit);

2. Universiteti i Milanos, Itali – bashkaplikant,

3. Universiteti i Parmës, Itali – bashkaplikant.

Synimi kryesor i projektit është fuqizimi i aftësive kërkimore dhe inovacionit në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" në "Toksikologjinë Mjedisore kryesisht të ndërlidhur me Nanotoksikologjinë, impaktin e ndotësve/nanopartikulat në shëndetin human dhe Nanomjekësinë, respektivisht integrimin e Farmakologjisë me Nanoteknologji, për përmirësime të avancuara terapeutike”.

Ky projekt shënon njërin ndër investimet më të mëdha nga Bashkimi Evropian për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ka vlerën prej 1 milion euro.