Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Zeqiri

20 Qershor 2022
SHARE

E nderuara familje Zeqiri,

Me dhimbje, pranuam lajmin e hidhur për ndarjen e hershme nga jeta të prof. ass. dr. Sebahat Zeqirit, e cila ishte pjesë e stafit të Fakultetit të Mjekësisë.

Profesoresha Zeqiri ishte ftiziatër dhe profesoreshë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në Degën e Mjekësisë së Përgjithshme dhe Fizioterapisë në FM, ku dha kontribut të çmuar për vite me radhë.

Vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin e mjekëve, për kolegët dhe studentët e saj. Ajo do të mbahet mend nga të gjithë që e njohën si një shembull i shkëlqyer i një profesoreshe dhe studiueseje vullnetplotë. 

Më lejoni që në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurës tuaj!

Pushoftë e qetë!

I juaji,
Prof. dr. Naser Sahiti

Rektor