Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjeve Hoxha dhe Krasniqi

12 Janar 2022
SHARE

Të nderuara familje Hoxha dhe Krasniqi,

Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshës Selvete Hoxha – Krasniqi.

E ndjera u shqua për kontribut të madh në Fakultetin e Mjekësisë dhënë që nga viti 1982, kur edhe ka nisur punën në këtë fakultet. Ajo u shqua për profesionalizëm në mësimdhënie dhe në mentorim të studentëve, si dhe për aktivitetin e saj shkencor, duke marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume ndërkombëtare, por edhe duke publikuar një sërë punimesh shkencore dhe tekste universitare, si autore dhe bashkautore. Profesoresha Hoxha – Krasniqi u dallua edhe për kontributin e dhënë në shëndetin publik, në departamentin e higjienës.

Për humbjen e saj, në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të prof. Selvete Hoxha-Krasniqi.

I lehtë i qoftë dheu!

Prof. dr. Naser Sahiti
Rektor