Vendim për lirimin nga pagesa e semestrave për studentët e UP-së

13 Dhjetor 2021
SHARE

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me qellim të zbatimit të Udhëzimit Administrativ 09/2021, për aplikimin e pagesave të studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, ka marrë vendim për lirim nga pagesa të studentëve, të ndarë në kategori të ndryshme si në vijim:

  1.  

  2. Studentët e nivelit të studimeve baçelor dhe master, të cilët, për arsye të ndryshme, nuk kanë vijuar studimet, respektivisht nuk kanë qenë aktivë në fakultet dhe dëshmohet se për vitet përkatëse nuk kanë marrë asnjë shërbim nga fakulteti (ligjërata, kollokfiume, seminare apo provime), ndërsa si rrjedhojë e kësaj, bazuar në kushtet e përcaktuara sipas vendimit nr.4/185, dt. 26.11.2015, ndaj tyre janë krijuar obligime (semestra) të papaguara deri në vitin akademik 2021/22, lirohen nga pagesa e semestrave në mënyrë retroaktive.

 

Vendimi hyn në fuqi nga data 10 dhjetor 2021 dhe do të zbatohet deri në një vendim tjetër.

Për vendimin e plotë dhe arsyetimin, klikoni KËTU.

 

 

Duke filluar nga viti akademik 2021/22, studentët të cilët i ndërpresin studimet përkohësisht, pa leje paraprake të dekanit të njësisë akademike, siç përcaktohet në nenin 150, paragrafin 5 të statutit, nuk do të lirohen nga pagesa e semestrave, pavarësisht lartësisë së borxhit të krijuar. Periudha e suspendimit të përkohshëm të statusit të studentit të rregullt në përputhje me nenin 150, paragrafi 5, nuk llogaritet në kohëzgjatjen e studimeve dhe rrjedhimisht nuk e obligon studentin që të paguajë semestrat për atë periudhë.

 

Nga viti akademik 2021/22, nuk përfitojnë të drejtën e lirimit nga pagesa studentët e kategorisë si në vijim:

  1. Studentët me korrespondencë në nivelin baçelor;
  2. Studentët në studimet e doktoratës;
  3. Studentët e të gjitha niveleve të studimeve, të cilët e regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më tepër, përjashtimisht kategorive që lirohen me ligj ose vendim të veçantë.

3.4.1. Për individë, grupe ose kategori studentësh të doktoratës, për të cilat ekzistojnë njohuri se i plotësojnë kushtet nga paragrafi 2 i këtij neni.

3.4.2. Në bazë të kërkesës së argumentuar të studentit ose grupit të studentëve.

Përjashtimet tjera nga obligimi i pagesës së tarifës së shkollimit dhe shërbimeve administrative të përcaktuara me nenet 2 dhe 3 të Udhëzimit Administrativ 09/2021, mund të realizohen vetëm në bazë të legjislacionit në fuqi.

 

Duke filluar nga viti akademik 2021/22, lirohen nga pagesa e regjistrimit të semestrit, për herën e parë, studentët e kategorisë si në vijim:

  1. Studentët  e rregullt, në nivelin baçelor;
  2. Studentët në studimet në nivelin master;
  3. Studentët e rregullt, në nivelin baçelor vetëm një vit pas dëgjimit të ligjëratave të vitit të fundit (statusi i absolventit);
  4. Studentët e të gjitha niveleve të studimeve (Ba, Ma dhe PhD), të cilët i kanë përfunduar ligjëratat, seminaret, kollokfiumet dhe provimet. Studentët që i takojnë kësaj kategorie do të paguajnë vetëm për mbrojtjen e temës së diplomës.
  5. Studentët e doktoratës do të lirohen nga pagesat e semestrit të përsëritur, nëse përsëritja e semestrit është shkaktuar nga rrethanat jashtë kontrollit të studentit, siç janë: vonesat në caktimin e mentorëve në realizimin e punës hulumtuese ose në publikimin e rezultateve të punës hulumtuese.
  6. Lirimi nga pagesa nga nënparagrafi 4.5 i këtij vendimi do të bëhet për më së shumti dy semestra gjatë periudhës së studimeve, me vendim të organit kompetent të institucionit, i cili mund të merret:

 

Studentët që i takojnë kategorisë si në pikën 1 të këtij vendimi janë të obliguar që, duke filluar nga viti akademik 2021/22, t’i zbatojnë rregullat e përcaktuara sipas UA 09/2021 për aplikimin e pagesave të studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë.

 

Lirimi nga pagesa i kategorisë së studentëve si në pikën 1 të këtij vendimi, nuk nënkupton rimbursimin e pagesave për studentët që i kanë kryer obligimet para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.