Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Rizaj

29 Nëntor 2021
SHARE

E nderuara familje Rizaj,

I dhimbshëm ishte lajmi për ndarjen nga jeta e profesorit Skender Rizaj – profesor, shkencëtar dhe veprimtar politik.

Profesori Rizaj dha kontribut të madh në kuadër të Departamentit të Historisë, pjesë e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ai u shqua edhe për veprimtarinë e tij politike dhe për kontributin e dhënë për shkencën.

Profesori i ndjerë u dallua për urtësi dhe profesionalizëm, si dhe u vlerësua për korrektësi nga studentët, të cilët patën fatin të mësonin nga ai, dhe kolegët të cilët bashkëpunuan me të. 

Andaj, në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studenteve tanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!

U prehtë ne paqe profesor Skender Rizaj!

Prof. dr. Naser Sahiti
Rektor