Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Kadiri

15 Shtator 2021
SHARE

E nderuara familje Kadiri,

Me dhimbje pranuam lajmin e hidhur për ndarjen e hershme nga jeta të profesorit Qani Kadiri.

Profesori i ndjerë ishte pjesë e Fakultetit të Ndërtimtarisë në UP. Rrugëtimin e tij në fushën e ndërtimtarisë e nisi pikërisht në Universitetin e Prishtinës, fillimisht si student në studimet themelore, pastaj në studimet postdiplomike - master e më vonë edhe si asistent e ligjërues. 

I ndjeri kishte vlera e virtyte të shumta njerëzore, posaçërisht shquhej si pedagog që kishte qasje profesionale dhe njerëzore. Ai ishte i dashur për kolegët e sidomos për studentët e tij.

Në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, jua shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!

U prehtë në paqe profesor Qani Kadiri!

Prof. dr. Naser Sahiti

Rektor