Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Beqiri

18 Maj 2021
SHARE

E nderuara familje Beqiri,

Me dhimbje e pranuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të profesor Fahri Beqirit.

Profesor Beqiri dha një kontribut të pashoq në arsimimin e brezave të rinj në kuadër të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përpos kontributit pedagogjik, ai u shqua si kompozitor, dirigjent, drejtues i institucioneve të rëndësishme të kulturës në vend dhe si aktivist i vlerave artistike.

Vdekja e tij paraqet një humbje të madhe për komunitetin artistik në hapësirën mbarëshqiptare.

Andaj, në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!

U prehtë në paqe profesor Beqiri!

Prof. dr. Naser Sahiti
Rektor