Rektori Sahiti ngushëllon familjen Ademi

24 Mars 2021
SHARE

E nderuara familje Ademi,

Lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të sekretares së Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, znj. Luljeta Ademi, e pranuam me pikëllim të thellë.

Sekretarja Ademi është shquar për një kontribut të rëndësishëm në administratën e fakultetit ku shërbeu, në kuadër të UP-së. Nga kolegët dhe ata që patën rastin të bashkëpunojnë me të, e ndjera u shqua si një juriste e dedikuar, udhëheqëse e zellshme e administratës, e cila gëzonte respektin e stafit dhe të studentëve të FIEK-ut.

Në këtë ditë të vështirë, në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, si dhe në emër të studentëve të UP-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin.

Pushoftë në paqe!  

Me respekt,
Prof. dr. Naser Sahiti - rektor