NJOFTIM RRETH REGJISTRIMIT TË SEMESTRIT DHE VENDIMIT TË QEVERISË PËR LIRIM NGA PAGESA

13 Shkurt 2021
SHARE

Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve në Universitetin e Prishtinës se në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 2/64, të datës 12 shkurt 2021, nga data 15/02/2021, ora 13.00 deri më datën 19/02/2021 në ora 15:00, do të jetë i hapur SEMS-i për regjistrim të semestrit dimëror dhe veror në të gjitha nivelet e studimeve (BA; MA dhe PhD), për vitin akademik 2020/21.

Sqarim: Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21 për studentët që deri më tani nuk e kanë regjistruar këtë semestër do të bëhet sipas tarifave që kanë qenë dhe do të mbeten në fuqi. Ndërkaq, regjistrimi i semestrit veror do të bëhet në përputhje të plotë me Vendimin e Qeverisë të datës 12/02/2021.

Klikoni këtu për Vendimin.