Në kuadër të projektit QUADIC- diskutohet për ndërkombëtarizimin dhe aspektet e menaxhimit të projekteve

21 Nëntor 2022
SHARE

Prof. ass. dr. Luljeta Plakolli - Kasumi, u.d. rektores së Universitetit të Prishtinës, mori pjesë në takimin e radhës së projektit QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management), i cili po mbahet në Fakultetin Filozofik. Tema e takimit është 'Ndërkombëtarizimi dhe aspektet e menaxhimit të projekteve'.

U.d. rektores, prof. Plakolli - Kasumi, i uroi mirëseardhjen prof. asoc. dr. Dashamir Bërxulli, dekan i Fakultetit Filozofik dhe njëkohësisht koordinator i QUADIC për UP-në. ]

U.d. rektorja, prof. Plakolli - Kasumi, në fjalën  e saj vlerësoi lartë punën e bërë në kuadër të projektit QUADIC, për disa arsye, por në theks të veçantë për rolin e tij në përmirësimin e kapaciteteve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, përmes ngritjes se kapaciteteve institucionale në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke funksionalizuar zyrat përkatëse në institucionet partnere.

Në hapje të takimit, të pranishmëve iu drejtua edhe prof. dr. Bajram Kosumi, rektor i Universitetit "Kadri Zeka" të Gjilanit, universitet i cili është edhe koordinator i projektit QUADIC.