U nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave Albanologjike (ASA)

18 Nëntor 2022
SHARE

Në mjediset e rektoratit të UP-së, sot, më 18 nëntor 2022, u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina ” dhe ASA-së, Tiranë.

Marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, në përputhje me strategjitë përkatëse të zhvillimit të institucioneve dhe të vendeve respektive.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i ASA-së, prof. dr. Luan Përzhiti, dhe u.d. e rektores së UP-së, prof. ass. dr. Lujleta Plakolli-Kasumi, si dhe nga koordinatorët e marrëveshjes, dr. Enkelejda Shamku-Shkreli dhe prof. dr. Lindita Rugova.