Rektori Sahiti takon nënkryetarin e TIKA-s, z. Çevik

04 Tetor 2022
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, ka pritur në takim nënkryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, z. Mahmut Çevik, Ph.D.

Rektori Sahiti e ka falënderuar z. Çevik për bashkëpunimin e gjertanishëm dhe shprehu gatishmërinë e UP-së për të punuar së bashku me TIKA-n edhe në projekte të tjera në të ardhmen.

Në anën tjetër, z. Çevik njoftoi rreth angazhimeve të TIKA-s në Ballkan në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti. Ai shtoi që agjencia e tyre është shumë e dedikuar në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në sektorin e arsimit.

Palët u dakorduan që të mbesin në kontakt, në mënyrë që të dyja organizatat të punojnë në thellimin e bashkëpunimit me projekte dhe në fusha konkrete.