Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof. dr. Linditë Sejdiu-Rugova, dekorohet me urdhrin kalorësiak "Order of the Star of Italy"

03 Qershor 2022
SHARE

Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof. dr. Linditë Sejdiu-Rugova, u dekorua me urdhrin kalorësiak "Order of the Star of Italy" (Ordine della Stella d’Italia) nga presidenti i Republikës së Italisë, me rastin e 2 Qershorit, Ditës Nacionale të Republikës së Italisë. Ky urdhër kalorësiak u jepet të huajve që kontribuojnë në promovimin e gjuhës dhe të kulturës italiane në botë dhe dekanja Rugova është e vetmja kosovare ta ketë marrë deri më tani.

Ruajtja, kultivimi dhe promovimi i prestigjit të Italisë në botë, promovimi i vlerave të përbashkëta kulturore dhe bashkëpunimi me shtetin italian janë disa nga motivimet për dhënien e këtij urdhri. 

Urdhri iu dha dekanes nga ambasadori italian në Republikën e Kosovës, z. Di Riu, bashkë me presidenten e RKS-së, shkëlqesinë e saj, znj. Vjosa Osmani, në prani të shumë figurave të rëndësishme shoqërore, diplomatike dhe kulturore të Kosovës.