Listat preliminare të studentëve me të drejtë vote në Universitetin e Prishtinës

25 Maj 2022
SHARE

Të gjithë studentët të cilët nuk janë të përfshira në listat preliminare me të drejtë vote, mund të ushtrojnë ankesë në KQZ UP, nga data 26.05.2022 deri me datë 30.05.2022, në ora 15:00. Ankesat dërgohen në e-mailin zyrtar të KQZ-UP-së: [email protected]pr.edu

Sqarim për listat përfundimtare të studentëve me të drejtë vote

Të gjithë studentët të cilët janë në listat përfundimtare me të drejtë vote, që do të shpallen me 01.06.2022 dhe për shkaqe të ndryshme kanë probleme me SEMS-in e tyre apo me e-mailat zyrtar të tyre (user apo pasword), në mënyrë që t’i mundësohet ushtrimi i të drejtës së votës përmes votimit elektronik, duhet që këtë problem ta adresojnë nga data 2 deri me 5 qershor 2022, në ora 16:00, në e-mailin: [email protected], në mënyrë që të bëhet rregullimi i çfarëdo problemi.  Pas datës 05.06.2022, ora 16:00. nuk do të pranohen kërkesat e kësaj natyre.

Sqarim shtesë: Studentët të cilët janë në listat përfundimtare me të drejtë vote, e të cilët diplomojnë dhe të njëjtëve i mbyllet dosja në SEMS, në mes të datës 01.06.2022 deri me datës 09.06.2022, sistemi elektronik i votimit nuk do t’i lejojë qasje për të ushtruar të drejtën e votës, pasiqë konsiderohen të diplomuar. 

Me respekt,

KQZ UP