Në kuadër të projektit STAND, në Tetovë mbahet punëtori për adaptimin e praktikave më të mira për qeverisjen e universitetit

20 Maj 2022
SHARE

Prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. asoc. dr. Albulena Blakaj, dhe prof. dr. Avdulla Alija kanë vizituar Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, në vijimësi të angazhimeve në kuadër të projektit STAND.

Delegacioni i UP-së, për tri ditë me radhë, ka marrë pjesë në punëtorinë për adaptimin e praktikave më të mira në qeverisjen e universitetit, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve partnere të projektit STAND.

Punëtoria është fokusuar në rolin në zhvillim të drejtuesve të universitetit dhe në aftësitë e nevojshme për drejtim dhe transformim të institucioneve të arsimit të lartë.

STAND është projekt në kuadër të ERASMUS+, në të cilin UP-ja është partner. Për më shumë rreth projektit, kliko këtu: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,93