Rektori Sahiti takoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, Heleni Vakali

19 Maj 2022
SHARE

Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, priti sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, znj. Heleni Vakali. Në këtë takim, Sahiti ishte i shoqëruar nga prorektorja për mësimdhënie dhe çështje për studentë, prof. asoc. dr. Mimoza Ibrani.

Në këtë takim ata biseduan për mundësitë që shpien drejt rrugës së përforcimit të marrëdhënieve me shtetin e Greqisë, në fushën e arsimit të lartë.

Rektori Sahiti u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me universitete greke, teksa theksoi vullnetin për të shikuar mundësitë e inkuadrimit të gjuhës greke si lëndë zgjedhore në planprogramin e UP-së. Me këtë rast, diskutuan edhe rreth mundësisë për organizimin e kurseve greke në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, e cila funksionon në kuadër të UP-së.

Në këtë drejtim, shefja e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, Heleni Vakali, tha se janë të gatshëm të punojnë në lehtësimin e rrugëve të UP-së në krijimin e bashkëpunimeve me universitete greke.

Të dyja palët u zotuan se do të punojnë së bashku në mënyrë që të ofrohen mundësi për bashkëpunim të studentëve dhe stafit të UP-së me universitete në Greqi.