Diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes UP-së dhe projektit HERAS Plus

24 Mars 2022
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, ka pritur sot në takim drejtoreshën menaxhuese të organizatës WUS Austria, znj. Veronika Nitsche, e cila ishte e shoqëruar nga znj. Gudrun Feucht, eksperte e projektit HERAS Plus dhe Nehat Dervishi, koordinator i projektit HERAS Plus. Të pranishëm në takim ishin edhe prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. asoc. dr. Albulena Blakaj, dhe prorektori për kërkime shkencore, prof. dr. Kurtesh Sherifi.

Palët diskutuan për mundësinë e fuqizimit të marrëdhënieve ekzistuese mes HERAS+ dhe UP-së, për realizimin e projekteve të rëndësishme për arsimin e lartë, si dhe për rrugëtimin e deritanishëm të partneritetit UP – HERAS Plus.

Përveç potencimit të bashkëpunimit ekzistues, rektori Sahiti foli rreth iniciativave të UP-së, të cilat janë bërë të mundura si rrjedhojë e bashkëpunimit dhe ndihmesës nga projekti HERAS+ dhe palët ndërkombëtare, si: trajnimet e stafit akademik, bursat, grantet për hulumtime dhe përfshirja në projekte të ndryshme.
Universiteti i Prishtinës ka evoluar në disa aspekte dhe kjo do të ishte më e vështirë, po që se do të bëhej pa ndihmesën, qoftë financiare apo profesionale të HERAS Plus. Prandaj për ne është shumë i rëndësishme fuqizimi i këtyre marrëdhënieve, njohja me planet e ardhshme dhe konkretizimi i hapave të mëtejmë”, ka thënë rektori Sahiti.

Nga delegacioni austriak është theksuar se UP-ja ka potencial të shërbejë si model për shumë universitete të tjera, ndërkohë që është ofruar gatishmëri për bashkëpunim përmes projektit në HERAS Plus dhe iniciativave të tjera për përbashkëta.